Liban/ Shpërthim i fuqishëm në një kamp palestinez, dyshohet për disa të vdekur (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Tiros në jug të Libanit, ku dyshohet se kanë mbetur të vdekur disa persona.
Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi në një depo armësh që i përket grupit militant palestinez Hamas.
Ndërkohë në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet zjarri i madh që ka përfshirë kampin ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shpërthejnë mbi qytet.
إنفجار ذخيرة في مخيم #البرج_الشمالي قرب أحد المساجد وأصوات الانفجارات سمعت في أرجاء مدينة #صور والمنطقة pic.twitter.com/sDr2BSENOW
— Ahmad El Hajj | أحمد الحاج (@AhmadElHajj007) December 10, 2021
Sakaq deri më tani nuk dihen detaje të mëtejshme, ndërsa nuk dihet numri i viktimave apo i të plagosurve.
Zona përreth është evakuar ndërsa ekipet e shpëtimit dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje.
Explosión sacude un campamento palestino en el sur del Líbano, se reportan heridos #Liban #Lebanon #libano #لبنان لبنانhttps://t.co/hOSuJK53Gu pic.twitter.com/BXh5L54B97
— Agencia AJN (@AgenciaAJN) December 10, 2021