Trekëndëshi Bora-Donald-Trixa? Anaidi: Fajtor i vetëm produksioni, Donaldi, një viktimë
Anaid Kaloti dhe Kledi Hysa ishin të ftuarit në D-Night. Një intervistë e cila nxori në pah shumë sekrete dhe padyshim të vërteta që publikut shpesh i fshihen vetëm për të fituar klikime.
Çfarë po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother Vip? A janë vërtetë VIP-a personazhet që janë brenda dhe sa po luan produksioni me ndjenjat dhe emocionet e banorëve?
Dyshja simpatike ka shumë për të thënë.
Dajana:Të ndalemi pak te ky trekëndëshi i famshëm Bora-Donald-Beatrix, çfarë po ndodh Anaid?
Anaid: Është një situatë që është bërë pak lëmsh dhe të them të drejtën asgjë nuk më duket reale aty, as këto që janë jashtë e as këto që janë brenda. Hyrja e Borës në Big Brother më është dukur si një kurth për Donaldin, sepse në atë shtëpi nuk mund të rrish dot 100 ditë pa iu afruar dikujt tjetër. Emocionet aty shumëfishohen dhe njerëzit nuk i përjetojnë njësoj si në jetën jashtë.
Big Brother është si një anije kozmike që ti shkëputesh nga toka dhe ti nuk merr vesh asgjë se çfarë ndodh jashtë anijes.
Kledi: Unë jam shumë i fortë nga ana psikologjike dhe kam dashur shumë ta testoj veten, por në atë shtëpi e kam parë edhe vetë se nga ana emocionale nuk kisha asgjë nën kontroll dhe kishte momente që pyesja veten time se çfarë po ndodh. Aty nuk ka një vijë të mesme dhe prandaj ndodhin gjithë ato gjëra.
Dajana: Nga ky trekëndëshi, kë quani fajtor?
Anaid: Produksioni, pasi ka luajtur më shumë se ç’duhet me Donaldin. Donaldin e shikoj si një viktimë
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
