Baba për herë të shtatë, Boris Johnson bëhet me vajzë

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka marrë një lajm të mirë të enjten, pas shumë polemikave dhe skandaleve të një dite më parë në parlament.

57-vjeçari është bërë baba për herë të shtatë, pasi gruaja e tij Carrie Johnson ka lindur të enjten një vajzë në një spital në Londër.

Një zëdhënëse e çiftit Johnson tha se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se falënderon ekipin shëndetësor që asistoi në lindje.

Boris dhe Carrie Johnson u martuan në maj të këtij viti, ndërsa çifti ka edhe një djalë, Uilfredin i cili lindi në prill të vitit 2020.

Uilfred erdhi në jetë, disa javë pasi kryeministri Johnson doli nga kujdesi intensiv, pasi u infektua me koronavirus.

Johnson ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler, me të cilën u divorcua në 2020 dhe një vajzë nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore.

Lajmi vjen në një javë të trazuar për kryeministrin Johnson, pas reagimeve të ashpra publike për skandalin e publikuar së fundmi, ku tregonte se kryeministri Johnson ka festuar me zyrtarë të tjerë të qeverisë Krishtlindjen e kaluar, ndërsa vendi ishte në një izolim të ashpër për parandalimin e Covid-19.

Baba për herë të shtatë, Boris Johnson bëhet me