Si ndikon gjumi në cilësinë e spermës?
Burrat që shkojnë herët në shtrat kanë më shumë gjasa të prodhojnë spermë më të mirë, sipas një studimi të ri nga studiuesit në Universitetin e Aarhus në Danimarkë, i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Riprodhimit dhe Embriologjisë (ESHRE) në Vjenë.
Studimi arriti në përfundimin pasi ekzaminoi modelet e gjumit të rreth 100 vullnetarëve në Danimarkë.
Nga pjesëmarrësit, 48 kishin spermë të shëndetshme, ndërsa 56 kishin cilësi të ulët të spermës.
Të dhënat zbuluan se meshkujt që flenë më herët se ora 22:30 kanë deri në katër herë më shumë gjasa të kenë cilësi më të mirë të spermës, ndërsa ata që flenë gjithsej tetë orë në natë kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë spermë të shëndetshme në krahasim me personat që flenë më pak se shtatë orë.
Mungesa e gjumit, në fakt, doli të ishte edhe më e dëmshme, pasi, sipas hulumtimeve, burrat që flinin më pak se shtatë orë në natë kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin cilësi të dobët të spermës./Ora News/

