"Seksi dhe Qytetit" Premiera e shumëpritur, aktorët bashkohen për serialin e ri

Aktorët e kastit origjinal të shfaqjes televizive të njohur amerikane "Sex and the City" u ribashkuan në tapetin e kuq në Nju Jork për të festuar publikimin e rifillimit të serialit të tyre, "And Just Like That".

"Seksi dhe Qytetit"  Premiera e shumëpritur, aktorët

Fansat e serialit të famshëm të viteve ’90 shumë shpejt do të shohin tre nga aktorët kryesorë - Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon - duke ripërsëritur rolet e tyre si një grup miqsh që jetojnë në Nju Jork. Kim Cattrall, e cila ishte anëtarja e katërt e grupit në seri dhe filma, nuk po i bashkohet ekipit.

"Seksi dhe Qytetit"  Premiera e shumëpritur, aktorët

Projekti i ri fokusohet në kapitullin e ri të tri shoqeve të pasionuara pas modës, teksa përballen me realitetin e komplikuar të jetës dhe shoqërisë në New York City, por tani në moshë më të pjekur. Tri mikeshat e ngushta, Carrie, Miranda dhe Charlotte, shfaqen sërish më të pandashme se kurrë.

"Seksi dhe Qytetit"  Premiera e shumëpritur, aktorët

Aty po ashtu përfshihen disa personazhe të reja për publikun, si Lisa Todd Wexley e personifikuar nga Nicole Ari Parker, Seema Patel e portretizuar nga Sarita Choudhury dhe Dr. Nya Ëallace e cila në serial portretizohet nga aktorja Karen Pittman.

"Seksi dhe Qytetit"  Premiera e shumëpritur, aktorët

Seriali “Sex and the City” filloi nga viti 1998 në 2004 dhe u krijua nga Darren Star bazuar në librat e Candace Bushnell. Kapitulli i ri vjen pas 16-vitesh.