Vunë foshnjen të flinte me batanije elektrike, i vogli pëson djegie të rënda

Një foshnje pësoi djegie të gradës së dytë për shkak se lagu krevatin në të cilin ishte një batanije elektrike.

Fëmija vetëm 1 vjeç u dërgua në spital pasi prindërit i konstatuan djegiet në pjesën e poshtme të trupit.

Çifti nuk kishte ngrohje qëndrore dhe ishin të shqetësuar që fëmija e tyre të mos ftohej prandaj i kishin blerë një batanije elektrike.

Fëmija kishte bërë urinën, pasi ishte pa pampers.

Doktorët thanë se 10% e trupit të foshnjes është djegur. Plagët janë në këmbë dhe në fund shpinë.

Mamaja i tha mjekëve se zakonisht ia vinte fëmijës pampersin, por atë ditë ishte shpërqëndruar dhe kishte harruar tia vinte.

Ngjarja u regjistrua në një pronvincë kineze dhe mjekët e spitalit thanë se fëmija kishte plagë të rënda diegieje por se është në gjëndje të stabilizuar.

Doktorët kanë paralajmëruar prindërit për të bërë kujdes me përdorimin e batanijeve elektrike për fëmijët pasi shumë familje rurale zgjedhin batanijet elektrike për tu ngrohur në vënd të ngrohjes qëndrore.

Vunë foshnjen të flinte me batanije elektrike, i vogli pëson