Në këtë vend të lindurit pas vitit 2008 nuk do lejohen të pinë duhan

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e cigareve dhe llojeve të tjera të duhanit për të gjithë adoleshentët që kanë lindur pas vitit 2008.

Zelanda e Re pritet ta miratojë ligjin vitin e ardhshëm, nga i cili parashikohet që të gjithë adoleshentët dhe fëmijët e lindur pas vitit 2008 t’u ndalohet përgjithmonë shitja e cigareve.

Qeveria pretendon të ulë me 5% shkallën kombëtare të pirjes së duhanit, ndërsa aktualisht 13% e të rinjve konsumojnë duhan.

Në 10-vjeçarin e kaluar, shkalla kombëtare e pirjes së duhanit ka qenë 5% më e lartë, rreth 18 %.

Ndalimi i duhanit bazohet në një masë gjithëpërfshirëse të prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë në Zelandën e Re.

Qeveria prezantoi gjithashtu kontrolle të mëdha të shitjes së duhanit, në përpjekje për të kufizuar vendet e shitjes së cigareve.

Me miratimin e ligjit në vitin 2022, pritet që të reduktohen në mënyrë drastike shitjet e cigareve nëpër supermarkete apo kioska.

Duhani do të shitet në më pak se 500 pika të autorizuara në Zelandën e Re, nga 8 000 që janë aktualisht.