Dubai vendi me javën e punës më të shkurtër në botë, sa ditë do punojnë qytetarët?

Për vite me radhë, fuqia punëtore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si kur shumica e vendeve të Gjirit Persik, ka punuar nga e diela deri në të enjte, ndërsa të premten dhe të shtunën bënin pushimin e javës.

Por pak ditë më parë ( 7 dhjetor)  qeveria njoftoi se do të zhvendosë fundjavën në ditën e  shtunë dhe të dielë, me një gjysmë dite pushimi të premten.

Vendimi shënon një ndryshim themelor për një vend që po përpiqet të zgjerojë ekonominë dhe të bëhet më konkurrues në rang ndërkombëtar.

"Java kombëtare e punës" do të jetë e detyrueshme për organet qeveritare nga 1 janari i 2022-it.

Në këtë mënyrë Dubai bëhet i vetmi shtet i Gjirit Persik  që nuk do të ketë fundjavë të premte-e shtunë.

"Emiratet e Bashkuara Arabe janë kombi i parë në botë që prezanton një javë pune kombëtare më të shkurtër se java globale pesëditore", shkruan  agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke e cilësuat javën e re të punës  si më të shkurtrën  në botë.