Sot seancë plenare, në rend dite huaja 60 mln euro për pandeminë dhe zgjedhja e Bibës në krye të Konkurrencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 08:57
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare. Punimet do të hapen në orën 10.
Në rend dite është miratimi i huasë 60 milionë euro ndërmjet qeverisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për përballimin e pandemisë si dhe emërimi i Denar Bibaj si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës.
