Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, sekuestrohen 6.5 kg kokainë, e kishin fshehur nën marshin e makinës

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezërit shqiptarë të moshës 30 dhe 32 vjeç, pasi akuzohen se merreshin me menaxhimin e një rrjeti të trafikut të kokainës në Brianza.

Sipas mediave të huaja, operacioni u zhvillua nga policia e Monzas dhe Sienas, ku u sekuestruan edhe 6.5 kilogramë kokainë.

Mësohet se drogën shqiptarët e kishin fshehur nën marshin e makinës që ishte përshtatur për të fshehur drogën.

Policia gjeti në makinë 3.5 kg kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën edhe 3 kg të tjerë si dhe 70 mijë euro, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.