Krim në familje/ Vëllai vret motrën e më pas vetëvritet

Një tjetër tragjedi ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Vëlla e motër janë gjetur të vdekur në  banesën e tyre.

Vëllai 34-vjeçar ka vrarë motrën e më pas është vetëvrarë, raportojnë mediet fqinje. Mësohet se në katin  poshtë apartamentit jetonte nëna e tyre, e cila ka ndërruar jetë së fundmi.

Dyshja  ishin në gjendje të keqe psikologjike pas vdekjes së nënës.