Lirim me kusht për çiftin grek që u arrestua në Turqi: Shkuam për të bërë pazare, nuk kishim qëllime tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 10:09
Oficeri grek dhe e dashura e tij, të arrestuar nga policia turke, u lanë të lirë me kusht, njoftojnë mediet greke.
Çifti u arrestua nga policia turke pasi makina e tyre u gjet brenda një zone të ndaluar ushtarake.
"Shkuam për të bërë pazare. Nuk kishim qëllime tjera", ka thënë oficeri grek para autoriteteve turke.
E gjithë historia nisi kur çifti vendosi të bënte pazare në Turqi, gjatë fundjavës. Por që atëherë, gjurmët e tyre u zhdukën.
Mesditën e së hënës, autoritetet turke nëpërmjet një telefonate njoftuan të afërmit e policit, si dhe konsullatën greke në Adrianoupoli, se çifti po mbahej për të finalizuar kontrollin e celularëve.
Pas përfundimit të proceduarve, çifti u la i lirë me kusht.

