Ekzekutimi mafioz i boksierit në Athinë, banda shqiptaro-greke dhe "kontrata e vdekjes"


Një ditë pas vrasjes së boksierit grek Haris Kontogiorgis, në Galatsi  të Athinës mediat vendase ia faturojnë ngjarjen bandave greko-shqiptare të gjobëvënieve dhe grabitjes.

Gazeta Ta Nea, edhe pse pa ndonjë provë apo fakt konkret, shkruan se ekzekutimi I sportisti 44-vjeçar, I cili u qëllua me 7 plumba pranë palestrës ku stërvitej me gjasë është pasojë e veprimeve të një bande zhvatëse greko-shqiptare që gjatë muajve të fundit kreu disa grabitje në zonën ku ndodhi atentati dhe lokalitetet rreth saj.

Objektivi I atentatit, Haris Kontogiorgis, më 7 dhjetor 2008, doli kampion i Greqisë në peshën 91 kg, por më pas rezultoi pozitiv për përdorim substancash të ndaluara duke u ndëshkuar nga antidopingu.

Atentati ndaj boksierit të vrarë nga dy persona teksa po dilte nga palestra, besohet se ka të bëjë me vrasjen e një 58-vjeçari me precedent të theksuar kriminalë  me iniciale M.K ( dhe me pseudonimin "Kefalas") i cili u qëllua jashtë një lokali në Metamorfosi, majin e kaluar.

Ekzekutimi mafioz i boksierit në Athinë, banda shqiptaro-greke dhe

Personi i vrarë më parë e prezantonte boksierin si nipin e tij dhe policia dyshon se 58-vjeçari e kishte përdorur sportistin për disa nga aktivitetet e tij ilegale.

Duke u nisur nga ky fakt, Policia greke mendon se vrasja e boksierit është kryer nga ato që njihen si grupet kriminale të natës, që vilnin gjoba nga lokalet, të cilat kanë dashur të marrin nën kontroll zonën e  Atikës verilindore që më parë kontrollohej nga personazhi i vrarë disa muaj më parë.