Eksploron me kufjet e realitetit virtual vendin që kishte vizituar kur ishte fëmijë, 100-vjeçarja shpërthen në lot (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 21:48

Një grua në moshën 100-vjeçare ka shpërthyer në lot, në momentin që ka vendosur kufjet e realitetit virtual, për të parë një katedrale në qytetin e saj të lindjes në Armeni.
Sipas medieve të huaja, gruaja, e cila tani jeton në SHBA, u emocionua kur pa Kishën në vendlindjen e saj në Vagharshapat, diçka që nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte në gjendje ta bënte përsëri.
@shmellywelly She is the most precious sweetheart ???? #fyp #cute #grandma #armenian #armenia
♬ original sound - Michelle
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale nga mbesa e saj shihet se e moshuar qan me lot gëzimi
Videoja e saj është bërë virale brenda pak ditësh, ku deri më tani ka marrë më shumë se tre milionë shikime.