(Video) Rangnick debuton me fitore te Man. United. Shkëlqen edhe Tottenham
Ralf Rangnick debuton në mënyrën më të mire me Man. United. “Djajtë e kuq” tashmë me një trajner si gjermani në stol morën fitoren e dytë radhazi por të parën për Rangnick që gjithsesi vuajti jo pak.
Në sfidën ndaj Crystale Palace përpara tifozëve të tyre, Man. United me shumë vështirësi por me një lojë bindëse arriti të merrte 3 pikë falë një goli vetëm në 78’ falë mesfushorit Fred.
Kjo fitore e fut plotësisht në lojë Ronaldon me shokë në luftën për 4 vendet e para por nuk do të jetë aspak e lehtë.
Në sfidën tjetër, vijon të shkëlqejë Tottenham me Antonio Conten. Spursat në shtëpi dominuan Norwichin e vendit të fundit dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Një fitore 3-0 për Conten që e sheh dhe ai tani veten në luftë për një vend në Champions.
Lucas Moura në 10’ hapi serine e golave ndërsa në pjesën e dytë shënuan Sanchez në 68’ e Son Min në 78’./Ora News/.
