Tenton të shmangë përplasjen me makinën, "Benzi" godet pemën në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në pedonale, shumë pranë qendrës së qytetit. Një makinë e markës 'Benz' ka devijuar dhe ka goditur pemën.

Sipas deshmitarëve në vendngjarje ka qenë një automjet tjetër që ka dale nga parkimi që ka detyruar drejtuesin e Benzit të tentojë ta shmangë duke u përplasur me pemën.

Tenton të shmangë përplasjen me makinën, "Benzi"

Tenton të shmangë përplasjen me makinën, "Benzi"

 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.