Situata e Covid në Shqipëri/ Një viktimë dhe 328 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid 328 qytetarë, ndërsa ka humbur jetën një qytetare nga Fieri 55 vjeçe.

Janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          328

Të shëruar në 24 orë       383

Të shtruar në spitale       152

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 1796

 

Testime totale              1,405,077

Raste pozitive                201,730

Raste të shëruara          192,238

Raste Aktive                      6,382

Humbje jete                      3,110

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3122

Fier                  692

Gjirokastër     541

Shkodër          444

Durrës             372

Berat               334

Elbasan           275

Vlorë                202

Lezhë               162

Korçë               124

Dibër                 67

Kukës               47