FOTO-LAJM/ “Tirana, një betoniere e madhe”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2021, 18:23
Çdo 3.5 minuta në një rrugë të Tiranës kalon një betoniere.
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, ka vënë re se në një rrugë në Astir brenda një ore (60 minuta) kalojnë 17 betoniere.

Ora Neës, ka raportuar disa herë problematikën e betonierëve në Tiranë, gjë e cila shkakton trafik duke bërë që qytetarët tëpresin për disa minuta në makinat e tyre.
Postimi i plotë:

Çdo 3.5 minuta në një rrugë të Tiranës kalon një betoniere.
Nga ora 16:07 minuta deri ne orën 17:00 vendosa të qëndroj në një rrugë në Astir.
Fotografova çdo betoniere. Rezultati?
17 betoniere në 60 minuta.
Fotot me poshte!
Tirana, një betoniere e madhe.
P.S: Ne disa foto duket sikur me qene shume drite, eshte thjesht efekti I blicit!



