Rritja e energjisë, për rishikimin e tarifave do analizohen kostot dhe treguesit e OST dhe OSSH
Enti Rregullator i Energjisë vendosi të shqyrtojë kërkesat e operatorëve të transmetimit dhe shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Rishikimi i tarifave do të bëhet në bazë të treguesve financiarë të dy kompanive, ndërkohë kosto fundore bie mbi konsumatorin edhe pse tarifat me të larta të parashikuar mbi biznesin e madh. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkojnë tarifa më të larta.
Kush ka lidhje tensioni 35kv, 20kv dhe 0.4 kv, do të paguajë më shtrenjtë energjinë elektrike.
Pak javë nga aplikimi i OST dhe OSSH për rritje të çmimit të energjisë Enti Rregullator ka vendosur të nisë procedurat e shqyrtimit të kërkesës.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, specifikohet se do të jetë analiza e kostove të realizuara por dhe të parashikuara dhe e treguesve teknikë, ekonomikë dhe financiarë të dy operatoreve, ajo qe do te shërbejë për të vlerësuar nëse shoqëritë janë në rrethanat, të cilat kërkojnë rivlerësimin e nivelit të tarifave.
Enti Rregullator i Energjisë jep të dhëna edhe mbi totalin e të ardhurave të kërkuara nga 2 kompanitë, ku edhe bazohet kërkesa e tyre për rritjen e tarifave. Operator i Transmetimit kërkon të ardhura në vlerën e rreth 11 876 milionë lekëve ku sasia e energjisë e parashikuar për t’u lëvruar në rrjetin e transmetimit është 7.720 gigavat/orë.
Ndërsa Operatori i Shpërndarjes ka kërkuar 37 108 miliardë lekë dhe sasia e energjisë elektrike e parashikuar për të kaluar në rrjetin e shpërndarjes është 5.776 gigavat orë.
Nëse i referohemi aplikimit të bërë, OSSH ka kërkuar që tarifa e shpërndarjes për bizneset e lidhur në tension 35 kv të rritet në 2.61 lekë nga 1.5 lekë që është aktualisht. Për operatorët e lidhur me linjën e tensionit nga 20-6 kv tarifa të rritet nga 3.9 lekë/kw në 3.99 lekë. Rritje do të ketë edhe për tarifën mesatare të shpërndarjes, e cila pritet të shkojë në 6.63 lekë nga 4.79 lekë që është sot.
Mijëra persona në Suedi po fusin mikroçipe nën lëkurë sepse...
3 Dhjetor, 19:50
Kompania tjetër, OST që aktualisht ka një tarifë prej 0.75 lekësh për çdo kilovatore të transmetuar ka kërkuar që ajo të rritet me 96%, konkretisht nga 0.75 lekë/kw të shkojë 1.47 lekë/kwh.
Shtrenjtimi i tarifave të energjisë për biznesin e madh dhe të mesëm do të pasohet me çmime më të larta te produkteve apo shërbimeve dhe në fund kostot do paguhen nga qytetarët shqiptarë.

