Shtëpia e Bardhë në festë, Presidenti dhe zonja e parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes
Shtëpia e Bardhë tanimë është gati për festat e fundvitit. Presidenti amerikan Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill Biden, ndezën dritat e pemës kombëtare të Krishtlindjes, në Uashington. “Pema e gjelbër na kujton se edhe në ditët më të ftohta, më të errëta të dimrit, jeta dhe mirësia do të rikthehen”, tha Biden, teksa uroi festat për kombin amerikan.
Presidenti amerikan Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill Biden, ndezën dritat e pemës kombëtare të krishtlindjes në Uashington.
Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do të festojë në Shtëpinë e Bardhë.
"Pema e gjelbër na kujton se edhe në ditët më të ftohta, më të errëta të dimrit, ajo jeta dhe mirësia do të kthehen. Është një fener i ndritshëm shprese që na kujton premtimin që gjejmë në Shkrimin e shenjtë, gjetjen e dritës në errësirë”, tha ndër të tjera gjatë ceremonisë presidenti Biden.
Teksa SHBA përballen me një valë të re infektimesh, Biden foli me optimizëm për të ardhmen e kombit amerikan.
"Ndërsa shikojmë në të gjithë vendin, me premtimin e një viti të ri përpara, ne e dimë këtë: ne jemi një komb i madh, ju jeni njerëz të mirë dhe për këtë shkak, ne kurrë nuk do të jemi pesimistë për të ardhmen”.
Nëpërmjet shprehjes së Shën Françeskut “ku ka urrejtje, le të mbjellim dashuri; ku ka mosmarrëveshje, bashkim; ku ka dyshim, besim; dhe ku ka errësirë, dritë,” Biden bëri këtë urim: Gëzuar Krishtlindjet, Amerikë!