Merkel mbyll 16 vjet histori si kancelare, përcillet me nderime ushtarake dhe ka një porosi të fundit për Gjermaninë

Pas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, është ndarë të enjten me një ceremoni të madhe ushtarake. Kancelarja e parë e Gjermanisë që nuk doli e humbur nga zgjedhjet tha se ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje tha ajo por edhe që më kanë plotësuar". Në  fjalën e lamtumirës Merkel përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, krizën e migracionit dhe atë të pandemisë së virusit korona.

Angela Merkel largohet përfundimisht nga detyra e kancelares pas 16 vjetëve në krye të qeverisë me një ceremoni të madhe ushtarake.

Kancelarja e krizave ashtu si njihet ajo ka dhënë mesazhe dhe këshilla për pasardhësit e saj.

Merkel: Ishin 16 vjet plot ngjarje e sfida, që kanë kërkuar shumë nga mua, por edhe më kanë plotësuar.

Në fjalën e lamtumirës, Merkel që bëhet e para kancelare që largohet edhe pse ende nuk ka humbur, përmendi tre krizat kryesore, atë të sistemit bankar, në 2008, krizën e migracionit në 2016 dhe pandeminë. 

Merkel: Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit edhe nëse ajo është jo e përshtatshme.

Merkel mbyll 16 vjet histori si kancelare, përcillet me nderime ushtarake

Zonja e hekurt la edhe porosinë e fundit për popullin dhe pasardhësin e saj Olaf Scholz, të cilit i uroi urime në drejtimin e qeverisë.

Merkel: Unë jam e bindur se ne mund ta bëjmë të ardhmen tonë me gaz në zemër dhe jo me smirë, negativitet dhe smirë. Unë kam vepruar kështu gjithmonë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve.

Ceremonia u zhvillua nën tingujt e 3 këngëve të ish-kancelares, të cilat i dhanë asaj edhe emocion gjatë paradës ushtarake. 

"Du hast den Farbfilm vergessen" (Ke harruar filmin me ngjyra) - nga këngëtarja ish-gjermanolindore Nina Hagen, e cila njihet edhe si gjyshja e muzikës punk në ish-RDGJ, ku Merkel është socializuar.

"Für mich soll es rote Rosen regnen" (Për mua trëndafilat bien nga qielli" nga këngëtarja gjermane, Hildegard Knef, një reflektim për fazat e ndryshme të jetës së një gruaje që ende ëndërron, dëshiron dhe  beson në mrekulli;  si dhe një këngë kishtare  "Großer Gott, wir loben dich" (Zot i madh, ne të lëvdojmë) - e cila na tregon dhe anën tjetër të protestantes dhe bijës së priftit, Angela Merkel.