‘Edhe 9 ditë nga Kuvendi Kombëtar’, Berisha: 11 dhjetori, ditëlindja e dytë e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2021, 18:26

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se 11dhjetori, kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, është ditëlindja e dytë e kësaj force politike.
Këtë mesazh, Berisha e ka bërë 9 ditë para se të mblidhet dhe Kuvendi.
“11 dhjetori është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike”, shkruan Berisha.
Më datë 11 dhjetor, pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve.
Sipas Berishës në këtë Kuvend do të merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e PD-së.

