Buxheti 2022, Guxholli: Nuk u diskutua me grupet e interesit, kërkesat e bizneseve të dëgjohen

Kuvendi ditën e djeshme ka miratuar me shumicën e votave, 77 pro dhe 46 kundër edhe projektbuxhetin e 2022. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Në lidhje me këtë ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se buxheti përpara se të kalonte në qeveri nuk u diskutua me grupet e interesit

Zana Guxholli: Ky buxhet fillo me një problem  të vogël por që në fakt është shumë e rëndësishme që e kanë vënë në pah bizneset shoqatat dhomat e tregtisë që nuk u diskutua përpara se të kalonte në qeveri. Grupet e interesit u njoftuan vetëm pasi ishte në komisione. Është e përcaktuar edhe në ligj që duhet të bëhet debati dhe të diskutohet me grupet e interesit.  Ne kemi një ekonomi shumë të dobët e cila goditjen e krizës qoftë të pandemisë, qoftë të tërmetit e mori shumë më thellë se sa vendet e tjera.

Ajo tha vendi jonë është në një krizë ekonomike, ndërsa shtoi se ata që e vuajtën më shumë goditjen e pandemisë dhe tërmetit ishin bizneset. Sipas saj plotësimi i kërkesave të tyre ndihmon në ngritjen e ekonomisë.

Zana Guxholli: Ata që e pësuan e vuajtën dhe ata që janë motori i ringjalljes sa më parë dhe të  shëndetshme të ekonomisë janë bizneset. Të dëgjosh shqetësimet e tyre dhe të dëgjosh se si ata do ta rimarrin veten dhe të ecin sa më shpejtë është se duhen se janë grupet e interesit është edhe në të mirë të buxhetit dhe të ecjes së ekonomisë. 

Sepse ata i tregojnë qeverisë se çfarë duhet bërë në një moment afatshkurtër dhe  çfarë duhet bërë në afatmesëm dhe afatgjatë. Dhe ishin një sërë kërkesash që paraqitën dhoma e tregtisë amerikane, shqiptare dhe grupe të tjera interesi. Një nga vrejtjet ishin se politikat fiskale janë shumë të lëvizshme.