"Tentuan" të arratiseshin nga burgu i Koridhalos, ja si e ndaloi policia. Mes të dënuarve edhe shumë shqiptarë

Një tentativë për arratisje të burgosurve është parandaluar në burgun e Koridhalos, një ndër burgjet me numrin më të madh të shqiptarëve të dënuar në Greqi.

Vëzhgimi i një polici të jashtëm në burgun e Koridhalos, rezultoi të ishte shpëtimtar, për parandalimin e arratisjes që të burgosurit po përgatitnin pasditen e së martës (30 nëntor).

Ishte ora 16:50  kur rojes së burgut i tërhoqi vëmendjen një veprim i dyshimtë nga një i burgosur, i cili me stil kishte fshehur  një litar me gunga 5.5 metra në një kosh mbeturinash.

Menjëherë pas kësaj janë lajmëruar drejtuesit e lartë të burgut, të cilët pas kërkimeve kanë gjetur litarin e fshehur te koshi i mbeturinave.

Pasi gjetën litarin policët e burgut dhanë alarmin  për të parandaluar ndonjë arratisjen e të burgosurve.

Nuk dihet ende se cili ishte plani konkret i arratisjes së të dënuarve nga burgu.