Vranë barbarisht në burg Ilia Karelin, Apeli grek ul dënimin për gardianët e burgut (Video)
Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dënimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët torturuan deri në vdekje 42-vjeçarin shqiptar Ili Kareli, në mars 2014.
Mediat greke kanë bërë me dije se edhe pse ish-gardianët ishin dënuar me nga 5 deri 7 vite burg për secilin, këto të fundit do të përballen vetëm me tre vite burg pasi Gjykata ka marrë parasysh sjelljen e mirë të dënuarve që vranë shqiptarin.
Në Shkallën e Parë, u paraqitën 13 persona si bashkëpunëtorë të kësaj vrasje, ndërkohë Gjykata e apelit asokohe vendosi që të ul dënimin nga 3 vjet në “pezullim nga puna” të rojës së burgut që ishte asokohe që ndodhi ngjarja.
Si nodhi ngjarja
Mediat raportojnë se ish-gardianët e rrahën brutalisht dhe e torturuan deri në vdekje, pasi shqiptari Ili Kareli akuzohej për vrasjen e kolegut të tyre. Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nga Malandrino.
Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se: Ata e torturuan qëllimisht për ta ndëshkuar për vrasjen e shokut të tyre. Ai ishte i rraskapitur, e lidhën pas një shtylle dhe e rrahën brutalisht me shkelma dhe grushte. I arrestuari është zvarritur për dy orë pas rrahjes, pa marrë asnjë ndihmë.
Në një video që u publikua asokohe u pa se kamerat e sigurisë kapën gjithçka bënë gardianët e burgut, të cilët përmes torturave i shkaktuan vdekjen shqiptarit të dënuar.

