Qëlloi me armë se i lindi djalë, shqiptari dënohet me 1 vit burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 17:38
Një person në Gjakovë është dënuar me 1 burg me kusht pasi qëlloi me armë në ajër, me rastin e ardhjes në jetë të djalit të tij.
Vendimi është marrë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa shtetasi P.A, ka pranuar veprimin që ka bërë.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, thuhet se më 1 tetor 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, P.A ka përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
Arma që kishtepërdorur nuk ka qenë e tija, por në momentin që ka marrë vesh lajmin se është bërë me djalë shtetasi P.A ka marrë armën e shtetasit Q.H dhe ka qëlluar në ajër.
Edhe ky i fundit ndodhet në burg pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje.
