Kafja me kripë, çfarë do të thotë kur kandidati për dhëndër e pi në heshtje?

Konsumimi i kafesë për shumicën prej nesh është një ritual i përditshëm. Adhuruesit e kafesë nuk e fillojnë ditën pa këtë pije "magjike’". Kafja  është më shumë kulturë, bashkëbisedim  se sa pije.

Por çfarë dini ju për traditën turke të kafes me kripë?

Sipas  traditës turke  një nga mënyrat për përcaktimin e burrërisë së dhëndrit të ardhshëm, dhe parashikimit se cili do bëjë "komando"  në jetën bashkëshortore është hedhja e kripës në kafe.

Në momentin që dhëndri i ardhshëm e provon kafen dhe reagon, duke pyetur se pse kafja është me kripë, atëherë kjo do të thotë se do jetë burri ai që do të ketë fjalën e parë në jetesën martesore.  

Por, nëse kandidati për dhëndër e pinë gjithë filxhanin me kafe të kripur, në këtë mënyrë ai  tregon pjekuri edhe gatishmëri të martohet me vajzën dhe për të gjetur një rrugë të përbashkët komunikimi.

Për më shumë ndiqni videon e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora.