Historia e ëmbël e kalendarit të "Ardhjes së Krishtlindjeve", 24 dhurata për çdo ditë
A e dini se në Gjermani ka një traditë, sipas të cilës fëmijëve u jepen 24 dhurata për 24 ditë, deri në ditën e Krishtlindjes?
Nga sot, 1 dhjetor, familjet gjermane kanë blerë një kalendarin e "Ardhjes", ku në çdo datë fshihet një surprizë e vogël për fëmijët e tyre.

Numërimi mbrapsht deri në Krishtlindje është kthyer tashmë në traditë botërore, pasi kohët e fundit për veç se në Gjermani, po e praktikojnë në Europë, e Amerikë.
"Me hapjen e çdo dere të vogël, ne i afrohemi natës së shenjtë të Krishtlindjeve", thotë populli gjerman.
Qofshin të kalendarë të blerë apo të punuar me dorë, të mbushur me çokollatë apo lodra, kalendarët e krishtlindjeve kanë shumë adhurues në mbarë botën.

Historia e kësaj tradite gjermane i ka rrënjët në protestantizmin e hershëm të shekullit të 20-të.
Deri në shekullin e 16-të, fëmijët merrnin dhuratat e tyre të festës në ditën e Shën Nikollës, më 6 dhjetor.
Reformisti Martin Luther, megjithatë, hodhi poshtë nderimin e shenjtorëve dhe ndryshoi traditën. Që atëherë, shkëmbimet i dhuratave ndodh në Krishtlindje, 25 dhjetor.
Si rrjedhojë, për të shkurtuar kohën e gjatë të pritjes për fëmijët, protestantët zhvilluan disa zakone, duke përfshirë kalendarin e "Ardhjes" me 24 dhurata-surpriza.
Familjet e varfra shpesh shënonin 24 vija me shkumës në derë dhe fëmijët fshinin një çdo ditë.
Hera e parë në shtyp

Në vitin 1902, një dyqan librash protestant në Hamburg shtypi kalendarin e parë të "Ardhjes", në formën e një ore. Dy vjet më vonë, gazeta Stuttgarter Neuen Tagblatt përfshiu një "kalendar Krishtlindjesh" në një nga botimet e saj.
Një surprizë pas çdo dere
Kalendarët e parë të Ardhjes me dyer të vogla bënë debutimin e tyre në treg në vitin 1920. Pas çdo dere ishte një foto ose varg biblik. Gjatë sundimit nazist, figurat përrallore ose perënditë gjermane zëvendësuan simbolet e krishtera për të ndarë Krishtlindjet nga sfondi i saj fetar.
Hapja e një dritareje

Ndërkohë, në disa qytetet përdoren kalendarë madhësisë së një shtëpize, ku çdo ditë hapet një dritare. Kalendari më i madh në botë i Adventit ndodhet në një shtëpi në Leipzig. Sipërfaqja e saj është 857 metra katrorë. Deri në prag të Krishtlindjes, një nga dritaret hapet në orën 16:00 çdo pasdite.