Politika mban “peng” drejtësinë, konsensusi pozitë-opozitë pengon rigjenerimin e KLGJ dhe KLP
Reforma në drejtësi nuk po i shpëton ndikimit të politikës. Edhe pse u nis për të krijuar më shumë pavarësi, emërimi i dy anëtarëve në këshillin e lartë të prokurorisë dhe dy në të gjyqësorit, ka nxjerrë zbuluar sjelljen e partive parlamentare.
Komision i përbërë e Drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe nga Shkolla e Magjistraturës ka listuar në datën 15 nëntor me pikëzim emrat e kandidatëve për të katër postet, por duket se mungesa e konsensusit pozitë opozitë ka sjellë bllokimin e parlamentit.
Sipas ligjit kuvendi duhet të aktivizonte komisionin bipartizan me tre përfaqësues nga mazhoranca dhe dy nga opozita brenda 10 ditëve nga listimi i kandidatëve. Por edhe pse afatet kanë kaluar asnjë prej palëve nuk ka reaguar, duke krijuar një situatë të paprecedentë. ligji saktëson se ky komision bën verifikimin e emrave e më tej i kalon në seancën parlamentare ku fituesi duhet të marrë 84 vota.
Por edhe nëse kjo nuk arrihet fituesi shpallet sipas pikëzimit të stafit akademik. situata shfaqet edhe më kritike kur mandate i anëtarëve të KLGJ dhe KLP përfundon në datën 12 dhjetor.
Edhe pse do të vazhdojnë detyrën deri në zëvendësimin e tyre, sjellja e politikës krijon një tjetër precedent të rrezikshëm për institucionet e reja të drejtësisë madje duke sjellë dhe një shkelje Kushtetuese.
Në të njëjtën datë u përfundon mandati edhe 5 anëtarëve të tjerë në këshillin e lartë të prokurorisë mes të cilëve dhe Gent Ibrahimit si edhe pesë anëtarëve të këshillit të lartë gjyqësore që kishin mandate 3 vjeçar.

