Kryetari i Komunitetit Mysliman: Punë të mbarë, me Arjan Dodajn do të kemi bashkëpunim të ngushtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 16:27
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka uruar emërimin e Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.
Ai shkruan se së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare
Spahiu: Miku im, Arjan Dodaj, është përzgjedhur nga Papa Françeksu në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se, së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare në vendin tonë.
