Masakra e Shtuticës, i mbijetuari rrëfen me lot në sy tmerrin që përjetoi: Serbët vranë 23 persona, ne na plaçkitën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 21:08
Rifat Bilalli i mbijetuari I masakrën së ndodhur në Shtuticës në 1999, ka rrëfyer me lot në sy dhimbjen që përjetoi pasi serbët asokohe vranë dhjetëra njerëz.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Bilalli u shpreh se serbët i rrethuan në të tre anët, ndërkohë me breshëri plumbash vranë 23 persona nga 27 që ishin.
Mes 4 të mbijetuarve ishte edhe Bilalli, i cili thotë se serbët i plaçkitën çdo gjë që kishte.
“Filluan të shkrepin nga të tre anët breshëri plumbash mbi ne. Ishim 27 persona. U vranë 23, shpëtuam vetëm 4. Çdo gjë na plaçkitën, na morën orët, unaza, pare, dhe ça kishim. Na i zhveshin rrobat e sipërme të trupit dhe na dërgojnë në pyll .”- tha ai.
