Sllovenia kundër "Ballkanit të Hapur", Presidenti Pahor: Nisma nuk është alternativë e Bashkimit Evropian

Sllovenia, si vend që mban kryesimin e radhës në BE është kundër nismës "Open Balkan". Në krah të Presidentes kosovare në Prishtinë, Presidenti slloven tha se "Open Balkan" nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit në BE. Ai bëri thirrje BE për të liberalizuar vizat me Kosovën ndërsa Presidentja Osmani ishte më e ashpër me nismën për b"Ballkanin e Hapur."

Presidenti i Sllovenisë, vend i cili mban Presidencës së BE-së, Borut Pahor zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Në një konferencë të përbashkët për mediet, Pahor dhe Osmani diskutuan për iniciativën "Open Balkan", liberalizimi i vizave të Kosovës dhe dialogu me Serbinë.

Pahor u shpreh se ka qenë pro "Open Balkan", por tani ka shumë kundërshti. 

"Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. "Open Balkan" nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian," tha Pahor.




Ndërsa kryetarja e Shtetit të Kosovës ishte më e prerë lidhur me Ballkanin e Hapur 

"Ballkani i Hapur është hapësirë për shtrirjen e hegjemonisë serbe dhe nuk ka as një element të bashkëpunimit rajonal," tha Osmani.

Pahor foli edhe për vizat, ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të liberalizojë vizat për Kosovën.

Presidenti slloven u pajtua që Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i shtetit të Sllovenisë tha se palët duhet të ecin përpara.

"Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian," tha Pahor.

Presidenti i Sllovenisë u takua edhe me kryeministrin Kurti jashtë kamerave.