Kërcet arma në Prishtinë! Të ftuarit në aheng qëllojnë dhe e hedhin armën së bashku me gëzhojat

Të shtëna me armë janë raportuar në Prishtinë mesditën e sotme.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se është qëlluar me armë në një aheng familjar.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se personi  identiteti i të cilit nuk është identifikuar pasi ka qëlluar ka hedhur armën së bashku me  gëzhojat në një kontejner.

Ka qenë policia e cila ka gjetur armën ndërrkohë që policia po punon për kapjen e autorit.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”- njofton policia e Kosovës.