Selanik, emigranti e goditi gruan 8 herë me thikë, trupi i pajetë u gjet në një pellg gjaku në dhomën e gjumit

49-vjeçari armen dyshohet se e ka goditur 8 herë me thikë bashkëshorten e tij 48-vjeçare në Selanik, siç u bë e ditur mbrëmjen e së dielës, kur autori u dorëzua në polici, duke rrëfyer krimin e rëndë.

Gruaja fatkeqe është gjetur në një pellg gjaku në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre, në Polichni, ndërsa është goditur në gjoks dhe në këmbë. 

Duke kontrolluar shtëpinë, policia gjeti një thikë gjuetie që besohet se ka qenë mjeti i kryerjes së vrasjes.

49-vjeçari me origjinë nga Armenia (si dhe viktima) në rrëfimin e pëarë para grupit hetimor ka lënë të kuptohet se ka vepruar për shkak se gruaja e ka tradhtuar. 

Rreth orës 9.30 të së dielës mbrëma, autori ka shkuar në Komisariat ku ka treguar se ka vrarë bashkëshorten. Trupi i saj i pajetë u gjet pak më vonë nga një ekuipazh i makinës së patrullës, i cili shkoi në shtëpinë e çiftit  për të verifikuar pretendimet e tij, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë oficerë policie nga Nëndrejtoria e Hetimit Ligjor të Greqisë Veriore për të eksploruar zonën.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës së Sigurimit të Selanikut për vrasje me paramendim, i cili shkon në prokurori.

Çifti kanjë djalë rreth 20 vjeç, i cili nuk jetonte me ta.

Kjo është vrasja e 14-të ndaj grave që ka ndodhur në Greqi këtë vit.