Kurti: Reflektimet e Serbisë për dëmet dhe krimet e shkaktuara parakusht për bisedime serioze
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë të hënë më presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Nga ana e tij, presidenti Pahor në këtë takim, u shpreh i interesuar që të shoh progres në dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se përkundër vështirësive, bisedimet duhet të vazhdojnë.
Ndërkohë, Kurti e vlerësoi rolin e Sllovenisë në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetjen e saj për të elaboruar rëndësinë e reflektimit të Serbisë për dëmet e shkaktuara, shkatërrimet dhe luftën, e krimet e kryera në Kosovë.
“Sllovenia është partneri ynë i çmuar pasi ndajmë të njëjtin interes për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë” - tha Kurti.
Për Albin Kurtin reflektimet e Serbisë për dëmet, shkatërrimet dhe krimet e shkaktuara janë parakusht për bisedime serioze dhe normalizim të marrëdhënieve.

