“Shqipëria e madhe do të bëhet”, Vuçiç pas deklaratave të Ramës: Tashmë i bindur për të mos njohur Kosovën

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me qeverinë “Kurti” për një bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës i kanë shërbyer Beogradit zyrtar për të forcuar bindjen për mos njohjen e Kosovës. Qëndrimi ka ardhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili i apelon ndërkombëtarëve të mbajnë qëndrim për këto deklarata tyë papërgjegjshme, siç i cilësoi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra në krah të homologut kosovar Albin Kurti për një bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Presidenti Vuçiç deklaroi në një televizion kombëtar serb se tani është akoma më i bindur se nuk duhet ta njohë Kosovën.

Vuçiç ritheksoi mos reagimin e ndërkombëtarëve për deklaratat, e papërgjegjshme siç i quajti ai, të Albin Kurtit.

Vuçiç: Imagjinoni, sikur njëri prej nesh të thoshte që Republika Srpska duhet të bashkohet me Serbinë. Ndërkombëtarët do të reagonin menjëherë, ata do të na thoshin se ne jetojmë me të kaluarën dhe se jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër.

Vuçiç u shpreh se për këto arsye, nuk do ta njohë Kosovën, por ngelet i hapur për të dëgjuar palën kosovare edhe pse nuk mendon njësoj si ata.

Në takimin e së premtes, nga Elbasani Edi Rama për t’ju bërë qejfin kritikëve të tij, hamendësoi së Shqipëria e madhe do të bëhet, por pa treguar se si apo kur.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti e konsideroi Ballkanin e Hapur si një çështje e dorës së dytë.