Zaev ikën nga kryesimi i LSDM-së, mund të ketë zgjedhje parlamentare
Organet drejtuese të partisë maqedonase Lidhja Social Demokrate, apo siç njihet me akronimin LSDM, kanë miratuar këtë të shtunë dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë.
Ka qenë më herët vetë kryeministri Zaev që ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes së LSDM-së në zgjedhjet vendore. Dorëheqja e tij nuk është vleftësuar nga Kuvendi maqedonas, por priten ndryshime politike në muajt në vijim.
“Nga dita e shtunë fillon procedura për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake, në të cilat do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së.
Kryetari i ri i partitë pritet të emërohet më 12 dhjetor pas zgjedhjeve brenda LSDM-së, ndërsa do të jetë gjithashtu edhe mandatar për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.
Socialdemokratët e LSDM-së që janë në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit janë të bindur kanë numrat e nevojshëm për të qeverisur, teksa presin që koalicioni qeverisës të zgjerohet edhe me deputetë të tjerë.
Partia VMRO-DPMNE, që është në opozitë, pas fitores në zgjedhjet vendore, më 11 tetor paraqiti mocion mosbesimi ndaj qeverisë i cili nuk kaloi. Opinionistët në Maqedoninë Veriore shprehen se vendi mund t’u drejtohet zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

