Parashikuesja shqiptare: Unë lidhem me shpirtrat

Irini Kakacaj, parashikuese fati, e cila sipas saj lidhet me shpirtrat dhe zbulon të ardhmen, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin #Expuls në RTV Ora nga Ronaldo Sharka

Ajo tha gjatë emisionit se ka bërë shumë parashikime që kanë rezultuar të sakta, si për shëmbull, Irini tha se ka parashikuar sëmundjen e mbretëreshës Elizabeta, apo tërmetin e fuqishëm në Greqi.

Irini tregoi për #Expuls se të parashikosh, nuk mund t'a mësosh, por kjo gjë është vetëm e lindur, të paktën sipas saj.

E pyetur nga gazetari nëse ajo komunikon me shpirtrat, ajo tha: "Po, kjo është ajo që unë bëj".

Ndiqni videon e plotë për më tepër: