Vlerësohen artistët amerikane/ BTS votohen si “Artisti i vitit”, kryesojnë Rodrigo dhe The Weeknd

Në Los Anxheles u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards 2021”. Mbrëmja u dominua nga yje si BTS, Megan the Stallion dhe Doja cat. Artistja më e nominuar ishte Olivia Rodrigo.

Shfaqja “American Music Awards” ka sjellë në skenë yjet më të mëdha të muzikës. E drejtuar nga Cardi B, eventi içmimeve pati performanca nga artistë të shumtë, ndërsa Diplo ishte DJ i ceremonisë. Olivia Rodrigo dhe The Weeknd kryesuan me 7 dhe 6 nominime, respektivisht. Bad Bunny, Doja Cat dhe Giveon morën secili nga 5 nominime. Fituesit e shfaqjes votohen nga fansat dhe këtë vit u shtuan disa kategori të reja.

efekteBTS mori në shtëpi çmimin e Artistit Prestigjioz të Vitit, si dhe Grupin e Preferuar POP dhe Këngën e Preferuar POP për "Butter". Megan Thee Stallion gjithashtu mori tre çmime, për Këngën e Preferuar trending për "Body", Artistja Hip-Hop Femër dhe Albumi Hip-Hop për "Good News".

Taylor Swift triumfoi në dy kategori “Artistja e preferuar pop” dhe “Albumi më i mirë pop”, çmime për të cilat ishte e nominuar edhe artistja shqiptare me origjinë nga Kosova Dua Lipa.

Fituesit e tjerë ishin, Drake, Kanye West, Ed Sheeran. Doja Cat pati të njëjtat nderime, duke fituar Bashkëpunimin e Vitit për "Kiss Me More", si dhe Artisten e Preferuar R&B dhe Albumin R&B për "Planet Her". Ndërkohë Rodrigo fitoi çmimin e Artistes së re të Vitit.