"Ka mashtruar dhe ka pranuar rryshfet" Akuza penale ndaj ish-kryeministrit izraelit
Një dëshmitar kyç është bërë pjesë e gjyqit penal ndaj ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu.
Ish-zëdhënësi i tij, Nir Hefetz, dikur njeri i besuar i Netanjahut ka filluar të dëshmojë kundër tij në gjyqin për korrupsion në Jerusalem. Mediet hebreje shkruajnë se ai është dëshmitar kyç i prokurorisë dhe pritet të japë dëshmi kritike në gjyq.
Ish-kryeministri izraelit akuzohet për mashtrim dhe se ka pranuar rryshfet. Netanjahu, tashmë lider i opozitës, mohon çdo keqbërje.
Hefetz la karrierën e tij të gjatë në gazetari, në vitin 2009, për të punuar si zëdhënës i qeverisë së Netanyahut, dhe në vitin 2014 u bë zëdhënës dhe këshilltar i familjes Netanyahu.
Në vitin 2018, pasi u arrestua në lidhje me një nga rastet e korrupsionit të Netanyahut, Hefetz nënshkroi një marrëveshje ku bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dha hetuesve regjistrime të bisedave me Netanyahun dhe familjen e tij.
Informacioni i paraqitur javën e kaluar pretendonte se gruaja e Netanyahut, Sara, kishte pranuar një byzylyk të shtrenjtë si dhuratë nga dy miq miliarderë.
Netanyahu u paraqit në gjykatën e qarkut të Jerusalemit të hënën në mëngjes i rrethuar nga politikanë të tjerë të partisë Likud.
Mbi të rëndojnë tre akuza, se ai mori dhurata me vlerë qindra mijëra dollarë nga miqtë e pasur, për orkestrimin e lajmeve pro tij në një gazetë izraelite në këmbim të promovimit të legjislacionit që do të kishte dëmtuar rivalin kryesor të gazettes dhe dyshimet se shtyu përpara legjislacionin që çonte qindra miliona dollarë në xhepin e pronarit të një kompanie izraelite të telefonisë në këmbim të lajmeve pozitive rreth qeverisjes së tij.
Në dëshminë e tij Hefetz thotë se Netanyahu kërkonte kontroll të plotë mbi imazhin e tij publik.


