Pamje nga aksidenti tragjik me 46 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut

Mediet bullgare kanë publikuar pamje nga aksidenti tragjik, në të cilin të paktën 46 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit sot, në një autostradë në Sofje, Bullgari. Autobusi ishte me targa të Maqedonisë së Veriut.

Të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët dhe është përplasur, apo është përplasur edhe më pas është përfshirë nga flakët”, ka thënë Nikolov.

Ministria e tij më vonë e ka përditësuar numrin në 46.

Shtatë persona arritën të shpëtonin nga aksidenti, e u  dërguan me urgjencë në departamentin e urgjencës të një spitali të Sofjes, tha për "BTV" Nikolai Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgar.

Z. Nikolov tha se ende nuk është e qartë nëse zjarri ka shkaktuar aksidentin në të cilin është përfshirë autobusi, ose nëse aksidenti shkaktoi zjarrin.

Pamje nga aksidenti tragjik me 46 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut

Tragjedia ndodhi rreth orës 01:00 (me orën e Shqipërisë) në një pjesë të rrjetit rrugor rreth 40 kilometra në jug të Sofjes.

Vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.

Shumica e viktimave ishin shtetas të Maqedonisë veriore, tha për BTV një diplomat në ambasadën e vendit në Sofje.