Lajçak takohet me Kurtin: Diskutuam për rrugën përpara në dialog

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Vjenë me ndërmjetësuesin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në takim është biseduar për procesin e dialogut.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruan Lajçak.

Kryeministri Kurti do të zhvillojë një vizitë dyditore në Austri, ku pritet të takohet me kancelarin Alexander Schallenberg.