Nuk janë takuar kurrë, çifti martohet në “Zoom”
Një çift që jetojnë larg njëri-tjetrit, kanë vendosur të martohen edhe pse nuk janë takuar kurrë më parë.
Ayse 26 vjeç dhe Darrin 24 vjeç u takuan në internet gjatë pandemisë falë një grupi në Facebook që synonte çiftimin e personave nga e gjithë bota.
Ayse fillimisht filloi të fliste me 56-vjeçaren Kenda, e cila më pas e prezantoi me djalin e saj Darrin.
Të dy filluan të bisedojnë si miq në korrik të vitit 2020, por shumë shpejt marrëdhënia e tyre u bë më serioze dhe ata flisnin në telefon gjatë gjithë ditës me njëri-tjetrin.
Diferenca kohore prej pesë orësh nuk i ka penguar dhe shumë shpejt e zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u martuar në "Zoom."
Ayse filloi të planifikonte një udhëtim në Shtetet e Bashkuara për të takuar të dashurin e saj për herë të parë në korrik, por kufizimet e udhëtimit në SHBA e bënë këtë të pamundur.
Më 21 maj 2021 Darrin i propozoi Ayse duke dashur të angazhohej plotësisht në lidhje.
Me kufizimet që i pengonin ata të takoheshin për një kohë të gjatë, çifti vendosi të martohej nëpërmjet Zoom, në një ceremoni ligjore të organizuar në Utah, SHBA.
Më 19 gusht të këtij viti, Ayse dhe Darrin u bënë burrë e grua me nëj numër të vogël miqsh që e ndoqën ceremoninë nëpërmjet platformës online.
Çifti ende nuk është takuar. Ayse nga Lancaster, Angli tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se kjo do të ndodhte.
"Asnjëri nga ne nuk e priste këtë kur filluam të bisedonim vitin e kaluar."
“Por ne jemi të martuar dhe gjithçka është plotësisht legale dhe zyrtare, ende nuk mund ta besoj."
"Ne thjesht e duam njëri-tjetrin," shtoi ajo.
