"Në gomone me policinë shqiptare, na rrihnin shpatullat duke na rekomanduar të bënim shumë para në Itali"
"E në atë gomone ishte dhe policia shqiptare, denoncon Adelina Sejdini, na rrihnin shpatullat duke rekomanduar të bënin shumë para kur të mbërrinim në Itali."
Ky dokument mban datën 23 tetor 2019, ditë e mërkurë.
Para Komisionit të Cështjeve Kushtetuese në Dhomën e Senatit të Parlamentit italian ulet shqiptarja Adelina Sejdini.
Eshtë legjislatura e XVIII e këtij institucioni e po merret në diskutim fenomeni e problematikat e prostitucionit në Itali.
Adelina Sejdini është thirrur për të dëshmuar eksperiencen e saj.
Në fjalët e Adelinës është e vërteta e djeshme, e sotme dhe e asasj që rrezikon e ardhmja.
Fjalët e Adelines janë therëse e perplasin mbi fytyrë të vërteta që kompromisi, rehatia e pandershmeria intelektuale i fshehin.
Mendimi i saj është i kthjellët, transparent, i drejtpërdrejtë e ja kalon cdo eksperti e teknokrati ligjesh e kushtetutash.
Gazetarëve të rinj o me eksperience, që largësia nga Shqipëria më bën të mos i njoh në aftesinë e tyre, e që më kanë shkruar gjatë këtyre orëve me pyetje e komente nga me absurdet u them;
Nuk mjafton ta kesh njohur personalisht Adelinën për të folur për historinë e saj.
Sensi civil, detyra profesionale në hulumtimin e së vërtetës me fakte e dokumente, ndershmëria e zgjedhjes së një paneli jo figurativ, rekomandues e kërkues fame, (që Shqipëria i prodhon me lopatë), distancimi nga cdo abuzues me historinë e saj, e dëshmi të ngjashme me të cilat vendi ynë është plot, është detyrimi qe ja kemi borxh fatit të saj tragjik,
Në faqen 4 të ketij dokumenti institucional, Adelina Sejdini përballë Komisionit Parlamentar thotë;
"Në moshën as 18 vjece ( për saktësi isha 17 vjece e gjysëm) sekuestrohem me dhunë (e isha akoma ashtu sic nëna më kishte bërë), më fusin në një makinë e me cojnë në një bunker të nëndheshëm , sic gjenden në vendet ku ka luftë, e më përdhunojnë në grup. Më cojnë më pas në një shtëpi e pastaj në një kamp. Më shiten nga një bandë në tjetrën me destinacion prostitucion në Itali, ku mbërrita në bordin e një gomone në të cilën udhëtonin dhe shumë vajza të tjera... "
"E në atë gomone ishte dhe policia shqiptare, denoncon Adelina Sejdini, na rrihnin shpatullat duke rekomanduar të benin shumë para kur të mberrinim në Itali."
Historia e Adelinës bëhet më e dhimbshme kur rrëfen torturën skllavëruese të paponëve te saj..
"Kam kaluar ferrin e torturave dhe rrahjeve e edhe sot kam mbi trup shenjat e këtyre plagëve.... këmbën e djathtë m'a can me thikë, brenda plagës me futën kripë e më pas më lidhën e hodhën nën një dush të ftohtë akull... gjoksi im ka shenja cigaresh të djegura mbi to..."
Dëshmia e Adelina Sejdinit përballë një komisioni parlamentar italian bëhej në një moment kur po diskutohej hipoteza e hapjes o jo e shtëpive publike, e mes një debati publik e politik me opinione proibicioniste mbi fajësimin e dënimin e klientëve që shkojnë me prostituta.
Fjalët e Adelinës janë shuplakë për të gjithë ne që shohim, dëgjojmë, e nuk kemi kurajon e saj të themi të vërtetën.
Sa vajza të reja shqiptare, studente, akoma nxënëse, figurante televizive, moderatore, bukuroshe plastike që kanë mbi trup operacione sa kosto e një shtëpie, i shohim të na tundin para fytyrës jetën e tyre "lluksoze" me fundjava pushimesh në vendet më të paimagjinueshme.
Nuk mendoj se ka kush që beson përrallën e prindërve që i paguajnë gjithcka apo se kanë punuar në botën e modës, sipërmarrjes e televizionit qysh të vogla?!
Këtë realitet e kemi para ekraneve televizive cdo ditë, e sa herë bashkë me mua kemi pyetur; Si ka mundësi që askush nuk ngre zërin të thotë se është mashtrim i madh!
Kthjelltësia e Adelinës është e vërteta e "kukullave" zbavitëse dhe e atyre që i rekomadojnë në marketingun televiziv.
"Kujt do t'i pëlqente që vajza e tyre të bënte prostitutë, si punë? pyet Adelina Sejdini anëtarët e këtij Komisioni.
I drejtohem atyre që kanë fuqinë ta ndalojnë këtë gjë. Nuk duhet të preokupohemi për pesë të tilla që duan të prostitutohen për të blerë një cantë firmato, por për mijëra vajza viktima të këtij trafiku. Nuk është një zgjedhje e lirë për të punuar prostitutë në rrugë, është vetëm ferri i prostitucionit me forcë. Femrat që zgjedhin të lira të bëjnë prostitutën, janë në hotelet e shtrenjta. E me këtë mendoj se thashë gjithcka, kush do të kuptoj le të kuptoj."
"Në emër të atyre pak personave që prostitutohen vullnetarish nuk mund të dëojmë mijëra të tjera, viktima të këtij trafikut... pas grupit sex work, fshihet industria e seksit..."
E mërkurë 23 tetor 2019, Senati Italian.
