Për Adelinën dhe gjithë Adelinat e tjera!

Per Adelinen dhe gjithe Adelinat e tjera! Per ato vajza qe I kam pare naten vone ne cepat e qyteteve italiane, per ato nena qe do i’u dhemb zemra edhe kur te kene vdekur…

Historia e Adelina Sejdinit është një histori guximi e pafund dhe dhimbje e mundimshme.
Adelina mbërriti në Itali në moshën 22 vjeçare nga Shqipëria, në vitin 1996, për vite me radhë u rrah, u përdhunua, u hodh në rrugë nga shfrytëzuesit e saj. 

Adelina jo vetëm kishte forcën e pabesueshme për të dalë nga ai ferr, por, me guximin dhe dëshmitë e saj, arriti që të arrestoheshin 40 persona dhe denoncoheshin 80 të tjerë.

Në vend që ta mbronte, shteti në fakt e braktisi Adelinën, duke e lënë kohët e fundit vetëm ose pothuajse, pa shtëpi, me invaliditet 100%, me një pagesë mujore prej 285 eurosh dhe një kancer gjiri që nuk i dha kohë e mbi të gjitha atë shtetësi italiane që ajo ëndërronte dhe që do t'i takonte me të drejtë.

Disa herë Adelina kishte vënë alarmin, madje i kishte vënë flakën vetes që ta vinte re dikush. Asgjë. Deri në epilogun tragjik pak orë më parë, kur u hodh nga mbikalimi hekurudhor i Ponte Garibaldi, në Romë, duke i dhënë fund vuajtjeve të saj.

Adelina ishte 47 vjeçe.

Një histori që të copëton zemrën. Historia e një gruaje që ndihmoi Italinë, me trupin dhe zërin e saj, duke rrezikuar gjithçka, dhe që vendi ynë, në këmbim, nuk mundi as ta falënderonte dhe as ta mbronte.
Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur të gjitha këto. Vetëm zemërim dhe dhimbje të pamasë.
U prehsh ne paqe grua trime.

Nga Lorenzo Tosa