Rini shterpë që varet ke çengeli i së shkuarës

Luli duhet të largohet si një pjesë e rëndësishme korrupsionit , mosfunksionimit shtetit të së drejtës, kontrollit të drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha, dhe paaftësisë së tij si politikan.

Rama duke gjetur këtë shtrat, i ngriti këto në majat më të larta të plehut Rilindjes. Por të largosh të keqen e pjellës Berishës, Lulin, me Sali Berishën, tregon që këta të rinj janë më të vjetër se vetë Berisha.

Tragjedi që këta lindur pas 1990, e pakonceptueshme që kanë mentalitet komunisto-dogmatik më shumë se vetë Berisha.

Është pikërisht Berisha, që në fillim të 91 qe ka bllokuar demokracinë dhe zhvillimin e shtetit të së së drejtës, jo vetëm në PD por edhe në Shqipëri

Kjo rini jo vetëm që nuk ka këllqe, por nuk ka as vetëdije, nuk ka integritet, nuk ngjall shpresë, dhe si përfundim nuk ka të ardhme, për faktin që varet ke çengeli të shkuarës komunisti-antikomunist Berisha, që është një nga shkaktarët kryesor të gjendjes së Shqipërisë sot.