Gerta Duraku ...deputetja që percjell emocione ndryshe!
Tropoja edhe sivjet festoi ne fundvjeshte ne qender te qytetit. Nje feste mes paganizmit e modernizmit por ne klimen e pandemise festa merr permasa pertej tradicionales.
Kryebashkiaku Rexh Byberi i edhe per mikepritjen kishte mjaft mysafire te cilet gezuan e shijuan bujarine bio te Alpeve.
Por ky nuk eshte fokusi i reflektimit tim. Ne mes te ftuarve te nderit ishte dhe Gerta... Gerta Duraku deputetja me e re e Qarkut tone. Ishte hera e pare qe paraqitej ne publik ne vendlindjen time pas rutines elektorale. Pa e paralajmeruar ju dha fjala ne entuziasmin e nje qyteti qe festen e vallen i ka ne shpirte.
Dhe Gerta pranoi...Doli dhe na emocionoi te gjitheve teksa fliste. Per nje çast ndaloi...dhe ndaloi gjate. Pastaj foli me lotin e emocionit..."Me falni...ju me emociononi".
Kurre nuk kishte ndodhur qe ky qytet i "eger" te duartrokiste nje fjale te pafjale!!! Dhe e dini pse?!Sepse jemu lodhur per 30 vite me oratorine e letrave qe fjalet e premtimet ju dalin nga xhepi dhe jo nga subkoshienca.
Dhe Gerta me nje emocion pa hipokrizi dha padashur nje mesazh: Njerezit kane nevoje per njerez e politikane te vertete qe dine te emocionohen.
Faleminderit Gerte e mire, e bukur e fisnike qe me heshtje percolle njerezishem diçka qe na mungon.
Ti je e mirpritur ne Tropoje pa u kujtuar se ciles ane politike i perket. Me shume se per ushqim e ilaçe kjo bote ka nevoje per njerez te mire e fisnike.
