Ish-të burgosurit pretendojnë se oficerët i “torturuan” duke i detyruar të dëgjojnë këngën “Baby Shark”

   Ish-të burgosurit pretendojnë  se oficerët i

Ish-oficerët në burgun e Oklahoma City akuzohen se kanë torturuar të paktën katër ish-të burgosur me metoda që varionin nga sulmet fizike deri te detyrimi për të dëgjuar vazhdimisht muzikë me zë të lartë, sipas një padie federale.

Në një padi për të drejtat civile, të raportuara nga Washington Post, që u paraqit në gjykatën federale këtë javë, katër persona të burgosur më parë në burgun e Oklahoma City thanë se ata ishin subjekt i "taktikave të torturës" që përfshinin sulmin verbal dhe fizik, si dhe qëndrimin në këmbë për orë të tëra duke u detyruar të dëgjojë këngën për fëmijë Baby Shark.

Padia u ngrit kundër sherifit të qarkut Oklahoma, Tommie Johnson III, komisionerëve të qarqeve, dhe dy ish-oficerëve.

Baby Shark dhe muzika popullore në përgjithësi kanë një histori të gjatë të përdorimit si një "pajisje për torturim", tha padia në Oklahoma.

Në vitin 2019, zyrtarët e Floridës luajtën Baby Shark për të parandaluar njerëzit e pastrehë të flinin ose të vendosnin kampe në parqe.

Prokurori i qarkut të Oklahomas, David Prater  e quajti përdorimin e Baby Shark në burg "mizor dhe çnjerëzor", shkruan The Guardian.