Pamje dramatike në brigjet italiane, rojet bregdetare shpëtojnë emigrantët nga mbytja
Shërbimet italiane të urgjencës kryen dy operacione dramatike shpëtimi.
Anëtarët e rojes bregdetare italiane ndihmuan rreth 74 emigrantë të arrinin në breg pasi ndodheshin në një varkë me vela që rrezikonte të përmbytej pranë qytetit të Crotone, në rajonin jugor të Kalabrisë.
Anëtarët e rojes bregdetare, të bashkuar me shërbime të tjera emergjente, u zhytën në det dhe krijuan një "zinxhir njerëzor" për të ndihmuar emigrantët të kalonin nëpër valët shkëmbore nga anija në tokë.
Nga 74 persona në bord, 11 ishin gra dhe 15 fëmijë.
Pamjet dramatike janë regjistruar nga “Guardia Costiera.”
Brigjet detare italiane janë një ndër destinacionet kryesore të emigrantëve për të arritur në Evropë.
Italian emergency services carried out two dramatic rescue operations on Wednesday of migrants on boats that ran aground as they reached the shore on rough seas. Coastguard members, joined by other emergency services, created a human chain to help the migrants pass pic.twitter.com/Cq2zMVkv8J
— Reuters (@Reuters) November 5, 2021
