Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë, ja për çfarë ankohen
Dy të dënuar me vdekje në Japoni kanë ngritur padi kundër ekzekutimeve të të burgosurve në të njëjtën ditë.
Sipas tyre të burgosurit e dënuar me vdekje njoftohen vetëm disa orë përpara se të ekzekutohen.=Dënimi me vdekje kryhet me varje, shkruan BBC/
Avokati i tyre ka argumentuar se një njoftimi i tillë vetëm pak orë para vdekjes është "jashtëzakonisht çnjerëzor".
Grupet e të Drejtave të Njeriut e kanë kritikuar prej kohësh këtë praktikë, duke thënë se ndikon në shëndetin mendor të të burgosurve.
“Të burgosurit e dënuar me vdekje jetojnë çdo mëngjes me frikë se ajo ditë do të jetë e fundit”, tha avokati i dy të dënuarve me vdekje Yutaka Ueda, sipas një raporti të Reuters.
Të burgosurit ngritën një padi në gjykatën e qarkut në qytetin e Osakës të enjten ( 4 nëntor). Ata kanë kërkuar 193,500 dollarë dëmshpërblim , sipas avokatit të tyre.
Më shumë se 100 persona janë të dënuar me vdekje në Japoni, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar për gati dy vjet./Ora News/
Pfizer teston ilaçin anti-Covid: Është 89% efektiv
5 Nëntor, 13:30


